4/6 - PERSEKUTIMI, VRASJA DHE SHPËRNGULJA E ÇAMËVE NGA BARBARËT GREK!
- Length: 9:56
- Rating Average: 5.00 from 6 people
- View Count: 612' favoriteCount='3
- Author: CHANNELShpendi
Tags: BARBARËT DHE GREK! NGA PERSEKUTIMI SHPËRNGULJA VETEVENDOSJE VRASJA Çamëria ÇAMËVE
Greqia shpall Ligjin e Luftës, 10 nëntor 1940 Gjatë luftës italo-greke, Parlamenti helen miratoi ligjin 2636/1940 ose siç njihet ndryshe Ligji i Luftës me Shqipërinë, për shkak se vendi ynë u përdor nga Italia për nisjen sulmeve ndaj Greqisë. Më vonë këtij ligji ju shtuan dhe shumë amendamente që kishin të bënin me pronat e çamëve, të cilat kapnin vlerën e 350 milionë dollarëve. Ky ligj u bllokon pronën gjithë personave grekë me kombësi shqiptare, duke përjashtuar në këtë mënyrë komunitetin çam. Edhe sot ky ligj mban peng çështjen e çamëve. Vrasja e Xhaferr Ypit, 17 nëntor 1940 Sulmet greke në territorin shqiptar shkaktuan jo pak viktima mes civilëve shqiptarë. Më 17 nëntor 1940, gjatë një bombardimi grek në zonën e Kolonjës, u vra afër fshatit të lindjes, ministri i Drejtësisë së Shqipërisë, Xhaferr Ypi. Patriotët shqiptarë reaguan, por ushtria greke nuk mbajti përgjegjësi duke e cilësuar si një incident anësor që ishte bërë për shkak të keqllogaritjeve të sulmit. Protesta e shqiptarëve për pushtimin, 28 nëntor 1940 Pas tërheqjes së forcave italiane, ushtria greke fillon të përparojë në Jug të Shqipërisë, brenda një jave, Korça, Saranda dhe Himara ranë në duart e ushtrisë greke. Gjeneralët i cilësuan këto zona si greke dhe filluan ndëshkimin e popullatës vendase. Nacionalistët shqiptarë organizuan një demonstratë në qytetin e Korçës, ku kërkonin që qeveria greke të njihte integritetin e Shqipërisë. Demonstrata u përpoq që ndalohej nga forcat greke. Në çdo qytet forcat greke hoqën flamurin shqiptar dhe vendosën atë helen. Shifrat e terrorit çam, 1940 Më shumë sesa incident mund të cilësohet si një luftë. Por nëse në një anë ishin ushtarët grekë, në krahun tjetër ishin civilë të pafajshëm. Ushtria greke vrau në Çamëri 4300 njerëz, rezultojnë të zhdukur 3500 njerëz, u dogjën 102 fshatra, u shkatërruan plotësisht 57 fshatra si dhe 7280 shtëpi. Shumica e njerëzve u ekzekutuan, por pati masakra kolektive ku fëmijët dhe gratë u therën me thika, u dogjën, madje dhe veprime makabre si djegie dhe rrjepje të gjallë të njerëzve. Askush deri më sot nuk ka mbajtur përgjegjësi për krimet. Sipas zyrtarëve greke, u ekzekutuan bashkëpunëtorët me italianët, që në këtë rast paskan qenë edhe gra dhe fëmijë. Masakra e Napolon Zervës, 25 qershor 1944 Napolon Zerva ishte një nga gjeneralët grekë që bashkëpunoi me pushtuesin gjerman. Këta të fundit i lanë dorë të lirë për masakrat ndaj popullsisë çame. Në fakt masakrat e tij ndaj popullsisë shqiptare do ti kishin zili dhe gjermanët. Në 25 qershor 44, forcat e Zervës ekzekutuan në mënyrë barbare 2000 çamë brenda një nate në qytetin Paramithia. Viktimat ishin kryesisht gra dhe fëmijë, të cilët u therën me thika dhe u dogjën. Kjo ishte një nga masakrat më të egra të grekëve. Ankesa e grekëve në SHBA, dhjetor 1944 Grekët nuk e njohën qeverinë e Enver Hoxhës me pretendimin se ai ishte një mysliman që do të persekutonte minoritetin ortodoks në jug të vendit. Madje, ata shprehën mendimin në qarqet ndërkombëtare që as nuk duhet të krijohej fare. Në dhjetor të 1944-s grekët iu drejtuan Departamentit Amerikan të Shtetit, me notë proteste ku pretendohej se forcat qeveritare shqiptare keqtrajtonin minoritetin grek. Në këtë mënyrë pala greke po përgatiste territorin për një sulm dhe aneksim të Vorio Epirit. Incidentet në Konispol, 1944 Në linjën e mosnjohjes së qeverisë që po krijohej, grekët vazhduan me një seri sulmesh në jug të vendit edhe pse Lufta e Dytë Botërore nuk kish përfunduar. Në këtë kohë do të regjistroheshin 58 incidente në kufirin shqiptaro-grek. Në 1 shtator, artileria greke e vendosur goditi Konispolin. Territori shqiptar u shkel në disa pika duke u shoqëruar me goditje të armatosura dhe reprezalje ndaj popullsisë civile. Ministri grek: Të rrëzohet Hoxha, Uashington, 9 korrik 1945 Ministri i Jashtëm i Greqisë, Andreas Sofianopulos, do ta shtronte çështjen e Vorio Epirit edhe në takimin që pati me Sekretarin e Shtetit në SHBA, Grew, në vitin 1946. Veç kësaj përfaqësuesi i qeverisë greke edhe këtë herë gjatë bisedës për synimet territoriale të shtetit të tij, nuk harroi të paraqesë edhe kërkesën për mosnjohjen nga SHBA-ja të regjimit të Hoxhës, pasi sipas tij udhëheqësi komunist shqiptar nuk përfaqësonte shumicën e popullit. vazhdon ne videon:5/6
1/6 - PERSEKUTIMI, VRASJA DHE SHPËRNGULJA E ÇAMËVE NGA BARBARËT GREK!
- Length: 9:37
- Rating Average: 4.64 from 14 people
- View Count: 1822' favoriteCount='3
- Author: CHANNELShpendi
Tags: BARBARËT DHE GREK! NGA PERSEKUTIMI SHPËRNGULJA VETEVENDOSJE VRASJA Çamëria ÇAMËVE
Masakrat greke mbi popullin autokton çamë Nga kërkesat për territor në kohën e Kongresit të Berlinit e deri tek videoja me këngë antishqiptare të ushtarëve grekë DOSJA E ZEZË E GREQISË, 1912 - 2007 Përgatitën:Dorina Topollaj, Qamil Xhani Shekulli i 14-të. Ja ç'shkruan Faik Konica në vitin 1940 për "bëmat" e dhespotit grek me emrin Thanas: "Në gjysmën e dytë të shekullit të katërmbëdhjetë, Janinën e qeveriste një princ bizantin (ose një despot, siç e kishte titullin zyrtar) i quajtur Thanas. Këtij Thanasi i hipi në kokë ideja e bukur për të vrarë gjithë shqiptarët. Siç thotë Dukasi, (një historian grek) një nga lojrat e tyre të parapëlqyera ishte t'u priste hundët ose pjesë të tjera shqiptarëve dhe t'i linte të vdisnin në agoni" Shekulli i 21-të. Mars 2007. Një video linçohet në media, ku ushtarët grekë këndojnë duke marrshuar një këngë me këto fjalë: "I shikoni ata, janë shqiptarë. Me zorrët e tyre do të bëjmë lidhëse këpucësh". Për fat të keq, edhe pse 7 shekuj më pas, incidenti më i fundit në lidhje me Greqinë, duket si realizim virtual i masakrave të Thanasit. Edhe pas kaq kohe ndërgjegjjet e kombeve vazhdojnë të mbajnë peng marrëdhëniet mes dy popujve. Një "peng" që e ka zanafillën që kur pronarët shqiptarë në kohën e Ali Pashë Tepelenës, punësonin argatë grekë pasi burrat shqiptarë shkonin e luftonin në çdo cep të botës për Perandorinë Osmane. Vendosja e tyre në Epir, që në fakt sipas Konicës, s'do të thotë gjë tjetër veçse "Kontinent" e që nuk tregon kombësinë e banorëve që jetojnë në të, u bë flamuri i pretendimeve të fqinjëve për greqizmin e jugut të Shqipërisë. Një konflikt që ka sjellë shumë e shumë incidente mes dy vendeve. Gazeta "Tirana Observer", boton vetëm 100 prej tyre, që nga viti 1912 e deri tek videoja greke që u shfaq vetëm pak ditë më parë. Por kjo është vetëm njëra anë e medaljes së marrëdhënieve Shqipëri-Greqi. Dy popujt më të lashtë në Ballkan, i kanë ardhur në ndihmë njëri-tjetrit në momente shumë të vështira. Mes luftëtarëve që i sollën pavarësinë Greqisë, renditen edhe shumë emra shqiptarësh. Ndërkohë përkrahja greke u vulos edhe me "Traktatin e Mirëkuptimit, Fqinjësisë së Mirë, Bashkëpunimit e Sigurisë" në vitin 1996. Marshimi për të pushtuar Epirin, 5 tetor 1912 Organizatat greke deklarojnë bashkimin e forcave ballkanike për të mbrojtur territoret nga faktori shqiptar që kërkonte pavarësinë. Veç ushtrisë u organizuan dhe banda të armatosura që qarkullonin fshatrave myslimanë të Çamërisë. Ishte koha kur përpjekjet e Shqipërisë për të shpallur pavarësinë po jepnin frytet e para. Ky mobilizim i shqiptarëve u pa si kërcënim për Greqinë e cila nisi hapur ofensivën për pushtimin e Vorio Epirit. Emërimi i një guvernatori me origjinë shqiptare në Janinë u interpretua nga grekët si zgjerim i një rreziku shqiptar për marrjen e Janinës dhe krahinave përreth. Konferenca e Ambasadorëve, Londër, 20 dhjetor 1912 Kërkesat për pavarësi të shqiptarëve u kundërshtuan jo vetëm me armë, por dhe në rrugë diplomatike nga ana e Greqisë. Madje përfaqësuesit e shtetit grek në Konferencën e Ambasadorëve në Londër kërkuan që përveç Vorio Epirit, Greqia të aneksonte edhe Vlorën, në portin e së cilës ishte vendosur Flota Helene. Është e pamundur të lejohen shqiptarët barbarë të jetojnë të pavarur në djepin e qytetërimit grek, ky ishte qëndrimi i delegacionit grek në Londër. Masakra e udhëheqjes së Çamërisë, 7 mars 1913 Ushtria greke pas largimit të trupave turke pushton Çamërinë. Gjenerali Deli Janaqis vendos të thërrasë në një takim krerët qyteteve dhe fshatrave të Çamërisë për të vendosur një marrëveshje. Për disa ditë me radhë, krerët çamë nuk pranojnë kushtet e komandantit grek. Atëherë ai vendos ti mbledhë për herë të fundit dhe urdhëron vrasjen e 62 kryetarëve çamë. Dhe sikur të mos mjaftonte, dy prej tyre, Fuat Pronjo dhe Suhbi Bej Dino, me urdhër të gjeneralit rripen të gjallë. Komisioni i Kontrollit, Shqipëri, shtator 1913 Ndërkombëtarët vendosin të zgjidhin çështjen e Epirit, duke dërguar në terren një komision kontrolli, i cili do të verifikonte pretendimet e grekëve për Korçën, Gjirokastrën, Përmetin dhe Sarandën. Ushtria greke u përpoq që të pastronte rrugën ku do kalonte komisioni nga shqiptarët, madje dhe banesat në disa fshatra u lyen me bojën e flamurit grek. Grupe grekofilësh dërgonin peticione, ku thuhej se Jugu i Shqipërisë nuk duhet të jetë i shqiptarëve. Mes grekëve dhe komisionit u regjistruan dhe incidente. Vazhdon ne videon 2/6
2/6 PERSEKUTIMI, VRASJA DHE SHPËRNGULJA E ÇAMËVE NGA BARBARËT GREK!
- Length: 10:0
- Rating Average: 4.75 from 16 people
- View Count: 816' favoriteCount='4
- Author: CHANNELShpendi
Tags: BARBARËT DHE GREK NGA PERSEKUTIMI SHPËRNGULJA VETEVENDOSJE VRASJA Çamëria ÇAMËVE
Batalioni i Shenjtë, Andartët, 1913 Konferenca e Ambasadorëve nuk i dha të drejtë Greqisë për pretendimet në Epirin e Veriut dhe urdhëroi tërheqjen e shqiptarëve. Në këtë pikë nis plani i dytë i Greqisë për pushtimin e tij. Strukturat ushtarake organizojnë Batalionin e Shenjtë, i përbërë nga kriminelë lufte, dezertorë dhe të burgosur nga burgu i Kretës, të cilët më vonë do të njiheshin si Andartët. Ky batalion kreu masakrat në të gjithë Jugun e Shqipërisë, duke vrarë mijëra gra dhe fëmijë për të spastruar zonën nga shqiptarët. Protokolli i Firences, 17 dhjetor 1913 Është dokumenti që caktoi kufijtë e sotëm mes Greqisë dhe Shqipërisë. Një pjesë e Jugut të Shqipërisë ngeli në territorin grek. Ndërkohë që Greqia nuk e njohu këtë protokoll, duke pretenduar se ngelej jashtë trungut helen Epiri i Veriut, me disa dhjetëra mijëra minoritarë. Paradoksalisht në Shqipëri ngelën rreth 38 mijë minoritarë, ndërsa në Janinë dhe krahinat e tjera ngelën me Greqinë rreth 500 mijë shqiptarë në qytetet e Filatit, Paramithķa, Margëllëi, Parga, Gumenica e Preveza. Grushti i Shtetit, dhjetor 1913 Ndërsa Evropa pretendoi se e rregulloi përfundimisht çështjen greko-shqiptare, në Jug të Shqipërisë nisën revoltat. Batalioni i Shenjtë ishte vënë në veprim. Ushtarakët hoqën uniformat dhe nisën masakrat dhe djegiet duke argumentuar se nuk pranonin vendimin e Evropës për lënien jashtë Greqisë të Korçës, Gjirokastrës. Sipas kronikave të kohës, ishin rreth 40 mijë ushtarë që kryen masakra të pashembullta në qytetet e Gjirokastrës, Korçës e Përmetit. Masakrat në Përmet, 25 shkurt 1914 Masakrat greke nuk u bënë vetëm në zonën që sipas tyre i përket Vorio Epirit, por edhe janë saj. Në Kuqar të Përmetit ushtria greke theri gjithë fëmijët ndërsa burrat i mbylli në kishën e Kosinës ku i vrau në mënyrë barbare. Po ashtu dhe në fshatin Peshtan ku një kronikë e kohës shkruan. Foshnjat ulërinin duke kërkuar prindërit. Ushtarët i mblodhën dhe i çuan në një shtëpi ku ish një pus e ku i merrnin me radhë e u prisnin kokat dhe i hidhnin brenda. Ndërkohë gratë i mblodhën në Delvinë dhe pasi i përdhunuan i vranë me bajoneta. Protokolli i Korfuzit, 17 maj 1914 Më 24 prill 1914, Fuqitë e Mëdha njoftuan Greqinë se ishin të gatshme tu bënin lëshime Vorio-Epirotëve dhe se mund të pranonin rishikimin e kufirit greko-shqiptar në favor të saj. Qeveria e ndodhur nën një presion të gjithanshëm u detyra tua besonte Fuqive zgjidhjen e krizës. Protokolli parashikoi që Korça e Gjirokastra, edhe pse do ishin në shtetin shqiptar të kishin një administratë të vetën. Për shkak të ndihmës që i dha Italia, Greqia i la ishullin e Sazanit. Qeveria e Epirit të Veriut, nëntor 1914 Qarqet greke u përpoqën që revoltën ta organizonin në një lëvizje për pavarësi të Epirit të Veriut. Për këtë qëllim ish-ministri i Jashtëm grek, Nikollaq Zografi, së bashku me një grup ish-ministrash të tjerë, shpalli krijimin e qeverisë së Vorio Epirit në Gjirokastër. Me ndihmën e Andartëve, Zografi izoloi Gjirokastrën, Përmetin dhe Korçën. Zyrtarisht qeveria greke nuk e njohu këtë qeveri të re, por nuk hezitoi ta ndihmonte me ushqime dhe me armë. Incidentet fetare, 1919 Qeveritë e brishta të Shqipërisë kishin arritur të krijonin institucionet e para dhe të ruanin disi integritetin e vendit. Qeveria e Iliaz Vrionit kish arritur të zmbrapste disa sulme të grekëve. Ndërkohë shqetësim ishte propaganda antishqiptare e kishës greke. Rasti më tipik ka qenë ai i Peshkopit Jakov të Korçës. Sipas raporteve ai e kish kthyer kishin në një qendër propagande për Vorio Epirin. Me urdhër të qeverisë Jakovi u largua nga vendi gjë që solli dhe reagimin e Athinës. Konferenca e Paqes, Paris 1919 Konferenca e Londrës dhe ndarja e territoreve shqiptare nuk e kënaqën oreksin grek. Në Konferencën e Paqes pas Luftës së Parë Botërore, kryeministri grek Eleftherios Venizelos kërkon aneksimin e pjesës më të madhe të Shqipërisë. Sipas tij, shqiptarët nuk kishin aftësi shtet-formuese dhe nuk mund të krijonin një qeveri. Shtetasit grekë në Shqipëri duhet të drejtohen nga qytetërimi i lartë që përfaqëson shteti helen dhe jo nga shqiptarët të cilët nuk kanë asnjë qytetërim. vazhdon ne videon 3/6
PERKUJTIMI I GENOCIDIT grek NDAJ CAMEVE
- Length: 1:16
- Rating Average: 5.00 from 13 people
- View Count: 280' favoriteCount='3
- Author: corleoneALB
Tags: ALBANIA BALKAN CAM CHAMERIA DARDANIA ELADA EU GREECE HELLAS ILIRIDE KOSOVA UK USA
Mijëra çamë tubohen në kufirin me Greqinë në përkujtim të të rënëve
6/6 - PERSEKUTIMI, VRASJA DHE SHPËRNGULJA E ÇAMËVE NGA BARBARËT GREK!
- Length: 2:40
- Rating Average: 5.00 from 7 people
- View Count: 309' favoriteCount='2
- Author: CHANNELShpendi
Tags: BARBARËT DHE GREK! NGA PERSEKUTIMI SHPËRNGULJA VETEVENDOSJE VRASJA Çamëria ÇAMËVE
Kërcënimi i gjeneralit grek, Aleksandër Papagos, 3 gusht 1949 Qëllimet greke për Vorio Epirin nuk ishin vetëm fantazi e qarqeve të veçanta, por edhe e zyrtarëve të lartë të cilët jepnin vazhdimisht deklarata anti-shqiptare. Ish-ministri i Mbrojtjes, Aleksandër Papagos, deklaroi në Athinë se pas shkatërrimit të Andarteve, Pastaj do ti biem Shqipërisë. Kjo ishte dhe deklarata më e rëndë e lëshuar nga një gjeneral lufte, së cilës qeveria shqiptare iu përgjigj me një notë proteste. Incidenti i Leskovikut, 4 gusht 1949 Pas Vidohovës, ushtria greke i shtriu sulmet në pjesët e tjera të kufirit. Sulme sporadike u regjistruan në sektorin e Bozhigradit dhe në drejtim të Leskovikut, në afërsi të piramidave Nr. 11, 12, 13 dhe 14. Grekët të mbështetur nga artileria dhe aviacioni, me forca të shumta sulmuan kuotat 1425 dhe 309. Kundërsulmet e forcave kufitare shqiptare i zmbrapsën grekët. Në këtë kohë ushtria greke filloi përdorimin e predhave të kalibër të lartë, të cilat lëshoheshin nga pikë larg kufirit, si dhe përdori avionët gjuajtës. Bombardimi i Menkulasit, 5 gusht 1949 Vetëm gjatë dy ditëve, në gushtin e 1949-s ushtria greke ka hedhur më shumë sesa 1500 predha artilerie. Në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes shqiptare thuhej se një pjesë e mirë e këtij municioni ka rënë në fshatin Menkulas (Devoll). I ndodhur në këto kushte, shteti shqiptar mori vendimin për mobilizimin e ushtrisë në gjithë kufirin jugor. Masat e marra për këtë mbrojtje në një urdhër të lëshuar nga Enver Hoxha Mbi moslejimin e kalimit të forcave monarko-fashiste në tokën Shqiptare. Beteja e Vidohovës, 7 gusht 1949 Vidohova u shndërrua në një arenë të përplasjes shqiptaro-greke. Në piramidën I-55 trupat ushtarake greke kishin mundur të mblidheshin në territorin shqiptar dhe zhvilluan një betejë të ashpër me ato shqiptare, të përbëra nga një togë dhe një nënrepart i ushtrisë popullore. Ishte një betejë frontale ku forcat greke kishin zënë pikat kyçe. Brenda një dite forcat shqiptare arritën të merrnin pikat e zëna në kufirin shqiptar, po nuk mundën ti mbanin dot deri në mbrëmje. Vetëm një ditë më vonë forcat shqiptare arritën të largonin togën greke. Rrëzimi i avionit grek, gusht 1949 Përveç forcave tokësore, ushtria greke përdori dhe aviacionin. Një aeroplan ngrihej nga Korfuzi, duke depërtuar në zonën shqiptare për të bërë zbulim. Me gjithë mungesën e armëve kundërajrore, ushtria shqiptare arriti që me anë të një trekëndëshi me armë të lehta të vendosura në Çukë, Manastir, Ksamil ta detyronte të largohej atë. Në njoftimin Ministrisë së Mbrojtjes së asaj kohe raportohet se aeroplani u rrëzua në fushën e Finiqit dhe piloti u kap rob. Sulmi grek i 12 gushtit 1949 Përreth gjashtë orë në mëngjesin e 12 gushtit forcat greke dhe ato shqiptare kanë zhvilluar një luftë të vërtetë në zonën e Gurit-Bilisht. Një brigadë e mbështetur nga artileria dhe katër aeroplanë të tipit Spitfire sulmojnë tokën shqiptare në drejtim të Bilishtit, ku arrijnë të zmbrapsin rojën kufitare. Luftimet u zhvilluan në afërsi të postës kufitare, ku repartet e ushtrisë shqiptare i thyen forcat greke me gjithë armët moderne që kishin. Ushtria greke kishte në përdorim 36 gryka zjarri të artilerisë, madje u përdorën dhe predha me napalm që digjnin çdo gjë përreth. Vrasja e komisarit Nasi Remaçka, 13 gusht 1949 Mëngjesin e 13 gushtit forcat greke prej dy brigadash, të mbështetura nga artileria, kaluan kufirin shqiptar në piramidën I-33, sektori i Bilishtit. Qëllimi ishte që të përqendroheshin në Malin e Palikut nga ku mund të sulmonin Bilishtin. Në këtë betejë u vra komisari i batalionit të kufirit Bilisht, Nasi Remaçka, së bashku me korrierin e tij, Dane Zeneli. Ndërkohë robërit grekë deklaronin se në betejën e një dite më parë kishin tërhequr 50 ushtarë grek të vrarë, ndërkohë që atë ditë u vranë 26 ushtarë grekë.
5/6 - PERSEKUTIMI, VRASJA DHE SHPËRNGULJA E ÇAMËVE NGA BARBARËT GREK!
- Length: 9:56
- Rating Average: 5.00 from 8 people
- View Count: 473' favoriteCount='4
- Author: CHANNELShpendi
Tags: BARBARËT DHE GREK! NGA PERSEKUTIMI SHPËRNGULJA VETEVENDOSJE VRASJA Çamëria ÇAMËVE
Greqia kërkon kufijtë, Paris 1946 Përveç incidenteve, Greqia në përfundim të Luftës së Dytë Botërore u përpoq ta shtronte çështjen e Vorio Epirit dhe në qarqet diplomatike. Duke shpresuar në ndihmën e SHBA-së e anglezëve, diplomatët grekë u përpoqën ta ngrinin dhe shtronin për diskutim këtë çështje. Ndërkohë që ndërkombëtarët nuk kishin kohë të merreshin me ndarje te reja në Ballkan, duke u përqendruar më shumë në zgjerimin që po bënin shtetet komuniste në Evropë. Ndërkohë Greqia u kërkoi ndërkombëtarëve marrjen e masave për ndërhyrjet, që sipas saj, po bënte Shqipëria në punët e brendshme të Athinës. Greqia kundër pranimit të Shqipërisë në OKB, 12 shkurt 1946 Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria kërkoi nga Organizata e Kombeve të Bashkuara anëtarësimin si anëtare me të drejta të plota. Përveç mbështetjes që qeveria jonë kishte nga shtetet komuniste dhe linjës jo të qartë në diplomaci, edhe faktori grek luajti kartën kundër hyrjes së Shqipërisë. Në 12 shkurt ministri i Jashtëm grek dërgon një letër në OKB, ku argumentonte se çështja e Shqipërisë nuk duhet të diskutohet, pasi Greqia është ende në gjendje lufte me të dhe Shqipëria nuk ka plotësuar të drejtat e minoritetit. Sulmi në Radat, gusht 1946 Në 1946-n nisin dhe planet ushtarake të Greqisë për pushtimin e Vorio Epirit. Një nga sulmet më të rënda gjatë këtij viti ishte ai i 200 ushtarëve, të cilët kaluan kufirin shqiptar dhe hynë në fshatin Radat. Sulmi u bë me mitraloza dhe murtaja, ku ngelën të vrarë shumë civilë. Kjo ishte seria e një sërë sulmesh që forcat greke kishin planifikuar në gjithë shtrirjen e territorit greko-shqiptar. Në ato kohë ushtria shqiptare nuk ishte organizuar në nivelet e duhura. Greqia, nuk njeh luftën shqiptare, 1946 Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore kanë qenë mjaft të tensionuara. Shteti grek i cilësonte shqiptarët si njerëzit që bashkëpunonin me Italinë në luftën italo-greke. Ndërkohë që shqiptarët u përpoqën të çliroheshin vetë nga Italia. Po ashtu nuk ishin dakord që Shqipëria të renditej në koalicionin fitues të Luftës së Dytë Botërore dhe e kërkuan këtë publikisht. Propaganda e zyrtarëve grekë, 20 shkurt 1948 Veç sulmeve sporadike qarqet greke u përpoqën që të përgatisnin edhe opinionin e lëkundur për çështjen e Vorio Epirit. Një zyrtar grek deklaronte në 1948-n, në radion e Athinës se, Tani duhet të mbarojmë punë me Shqipërinë. Greqia tani duhet të luftojë me të gjitha mjetet, gjer në frymën e fundit. Sinjali u dha tani në Epir, ku ushtarët tanë janë duke luftuar me parullat, Morava, Korça, Delvina, Saranda, Gjirokastra të Vorio-Epirit ende të paçliruara. Duhet të mbarojmë hesapet me Shqipërinë. Propaganda për pushtimin e Shqipërisë, 1949 Lufta civile në Greqi solli jo pak probleme dhe për Shqipërinë. Qeveria greke akuzonte shtetin shqiptar se po ndihmonte partizanët kundër ushtrisë demokratike greke. Gjatë kësaj kohe janë hedhur parulla, libra e broshura të ndryshme që bënin thirrje kundër qeverisë shqiptare. Robërit grekë pranojnë se komandantët bënin propagandë anti-shqiptare, duke përmendur Vorio Epirin dhe krijonin mes radhëve të ushtarëve psikozën e një sulmi të shpejtë kundër territorit shqiptar. Ushtria shqiptare shtoi forcat e saj në kufirin greko-shqiptar. Robërit grekë në Shqipëri, 1949 Një skuadër e ushtrisë greke hyri në territorin shqiptar. Forcat shqiptare pas një shkëmbimi zjarri arritën të kapin rob disa ushtarë dhe oficerin grek Skuros Dhimitris, i cili kishte hyrë 300 metra në territorin tonë. Oficeri grek dha informacionin për planet e Greqisë. Ai tregoi se kishte marrë urdhra për të goditur me armë kundër rojeve shqiptare. Ai pranoi se ushtria greke duhet të jetë gati për të hyrë në tokat shqiptare për të shfarosur komunistët dhe më pas të merrej Vorio Epiri. 7 orë luftë në Vidohovë-Devoll, 2 gusht 1949 Artileria greke qëllon me armën në tokat shqiptare dhe predhat bien 300-500 metra në tokën tonë. Forcat greke nisin dhe një sulm ajror duke angazhuar 3 batalione. Në postën shqiptare ishte vetëm një skuadër e armatosur me automatikë dhe mitraloza. Forcat greke vranë ushtarët Tafil Ferhati, Memo Nexhipi, Ferid Bregasi, Shyqyri Avdia, Ibrahim Fetahu, Hasan Ramadani dhe u plagosën 6 të tjerë. Vetëm pasditen e 2 gushtit ushtria shqiptare arriti të zmbrapsë atë greke, e cila kish hyrë në territorin tonë. Nga ana e grekëve u vranë 100 ushtarë dhe u kapën rob 3. Vazhdon ne videon: 6/6
3/6 - PERSEKUTIMI, VRASJA DHE SHPËRNGULJA E ÇAMËVE NGA BARBARËT GREK!
- Length: 9:56
- Rating Average: 5.00 from 6 people
- View Count: 701' favoriteCount='4
- Author: CHANNELShpendi
Tags: BARBARËT DHE GREK! NGA PERSEKUTIMI SHPËRNGULJA VETEVENDOSJE VRASJA Çamëria ÇAMËVE
Incidenti për të drejtën e minoriteteve, mars 1921 Greqia me anë të ndërkombëtarëve fitoi të drejtë që minoritetet e saj të kishin trajtimin e duhur nga shtete ku ata bënin pjesë. Kjo nënkuptonte të drejtën për të folur gjuhën dhe për të pasur shkolla greke. Por këto kushte Greqia nuk pranoi ti plotësonte për popullsinë çame që mbeti nën çatinë e Greqinë pas ndarjes së kufijve në territorin grek. Shteti shqiptar e ngriti disa herë këtë çështje në lidhjen e kombeve, por greket raportonin se çamët kishin të njëjta të drejta me grekët e tjerë. Përplasja e shifrave, 1921 Ekziston një incident i përhershëm mes Greqisë dhe Shqipërisë për sa i përket çështjes së numrit të minoritarëve që ekzistojnë në Shqipëri. Greqia pretendon dhe vazhdon të këmbëngulë se në territorin shqiptar janë mbi 400 mijë grekë. Ndërkohë në Departamentin e Shtetit Amerikan kjo shifër është rreth 200 mijë. Ndërsa në bazë të regjistrimit të bërë nga shteti shqiptar, në mars të vitit 1921, ky numër ka qenë 33.313. Sidoqoftë ky numër, sipas statistikave, nuk ka arritur asnjëherë të kalojë shifrën 50 mijë. Shkëmbimi i çamëve me turq, mars 1923 Përcaktimi i kufijve të Shqipërisë, i ndërprerë me 1913 nga Lufta e I-rë Botërore dhe rinisur me 1919, la jashtë territorit rajone të banuara nga shqiptarë, Çamërinë dhe Kosturin. Traktati i Lozanës nënshkruar me 1923, parashikonte shkëmbimin e popullsive greke dhe turke, për të zgjidhur kështu një problem të dy vendeve. Tragjikisht Greqia konsideroi si myslimanë turq banorët e Çamërisë dhe mbi 6800 çam u shpërngulën me forcë. Një pjesë e tyre preferoi të vinte në Shqipëri. Vrasja e Gjeneral Tellinit, 23 gusht 1923 Gjenerali italian Tellini së bashku me Riza Kolonjën dhe përfaqësues të palës greke u caktuan nga Konferenca e ambasadorëve për të vendosur kufijtë mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ushtaraku italian u akuzua nga qeveria greke se po mbështeste pretendimet e Shqipërisë. Në ditë kur vendoseshin piramidat kufitare në Kakavijë, Tellini vritet së bashku me katër ushtarë në rrugën Janinë-Kakvijë. Qeveria greke e dënoi vrasjen, por fajtorët nuk u gjendën asnjë herë. Fan Noli për Çamërinë 22 gusht 1924 Zhvillimet në Çamëri e detyruan qeverinë Shqiptare të ngrejë çështjen në Lidhjen e Kombeve. Kryeministri Fan Noli në një seancë për Shqipërinë denoncoi hapur masakrat e ushtarëve grekë në jug të vendit. Ai kërkoi që të mos kryhej ndërrimi i popullsisë dhe çamët të mos silleshin në Shqipëri pasi nuk kishte vend ku të sistemoheshin. E vetmja zgjidhje, thotë Noli, është që çamët të vendosen në tokat e minoritetit grek në Gjirokastër dhe këta të fundi të shkojnë në Greqi. Incidenti mbretëror, prill 1939 Greqia ishte i vetmi vend që mund ti siguronte mbretit Zog një largim të shpejtë pas pushtimit fashist. Kryeministri Metaksa e pranoi familjen mbretërore të kalonte në Greqi. Por ndërsa mbreti, mbretëresha dhe princi niseshin me tren nga Follorina rreth 500 ushtarë hipin në tren dhe kërkuan çarmatimin e shoqëruesve të mbretit. Në kujtimet e saj, Mbretëresha Geraldinë shkruan se Greqia kish një plan për ta izoluar familjen mbretërore në një ishull të Greqisë si garanci për marrëveshjet që kish me Italinë. Sipas saj vetëm gjendja e rëndë shëndetësore e princit Leka bërë që grekët të mendoheshin për pasojat që mund tu sillte vdekja e një princi në tokën e tyre. Internimi i burrave çam, 4 gusht 1940 Pas shpërnguljes dhe terrorit ndaj popullsisë çame, grekët për të evituar protesta ndoqën dhe rrugën e internimeve. Qeveria greke krijoi komisione që përzgjidhnin popullsinë ku veçonin meshkujt që ishin për luftë dhe i internuan në ishujt e humbur të detit Egje. Sipas dëshmive, trajtimi i tyre ishte i njëjtë me atë që nazistët u bënin hebrenjve. Dhe si për ironi pushtimi gjerman i Greqisë në 6 prill 1941 i liroi çamët e internuar, por kur u kthyen në fshatrat e tyre nuk kish mbetur askush. Shqipëria në Luftën Italo-Greke, 1940 Pak e çuditshme, por lufta Italo-Greke ka nisur pas vrasjes së një shqiptari. Daut Hoxha ishte një nga kapedanët çamë më popullor që luftonte kundër Greqisë. Për kokën e tij Athina kish vënë 500 mijë dhrami. Hoxha u vra nga disa patriotë të paguar nga grekët, dhe Italia e cila kërkonte një shkak e cilësoi këtë si një dhunim të të drejtave çame. Për Italinë ishte një udhëheqës popullor, ndërsa për Greqinë kryetar i një bande plaçkitëse. vazhdon ne videon 4/6
DOS - CARLOS MEJIA VELAZCO
- Length: 6:54
- Rating Average: from people
- View Count: 184
- Author: cameve
VIDEO INFORMATIVO ACERCA DEL SISTEMA OPERATIVO DOS
Page: 1 of 1